Zgjatet afati për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është zgjatur afati për konvertimin e patentshoferëve ilegalë serbë në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla.
Njoftimi i plotë:
5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.
Ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm.
Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
I falënderoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentshoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi.