Zëvendësuesi i Ronaldos kryen testet mjekësore te Juventus – gjithçka gati për zyrtarizimin

Zëvendësuesi i Ronaldos kryen testet mjekësore te Juventus – gjithçka gati për zyrtarizimin

Juventus nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e Cristiano Ronaldo.

Pak orë pasi Ronaldo është konfirmuar si largim nga skuadra për të nënshkruar me United, Juve identifikonte Moise Kean si zëvendësues të portugezit.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Kean është praktikisht lojtar i ri i Juves, pasi kompletoi testet mjekësore, transmeton Periskopi.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti, pasi mbrëmë është arritur akordi me bordin e Everton.

Tani Juve do të vendos nëse do të ketë përforcime të tjera. Në listën e dëshirave mbetetn Miralem Pjanic dhe Axel Witsel. /Periskopi/

Shpërndaje në: