Zëvendësuesi i Panamasë e dërgoi çmendurinë në një nivel tjetër për ta dërguar vendin e vet në Kupën e Botës
Më 11 tetor të vitit 2017, Panama siguroi një vend në Kupën e Botës për herë të parë në histori.
Fitorja 2-1 e kësaj Kombëtareje kundër Kosta Rikës – e ndjekur nga humbja shokuese e ShBA-ve nga Trinidad dhe Tobago – ia siguroi kualifikimin në kompeticionin që mbahej në Rusi.
Ishte vërtetë një prej netëve më të çmendura në histori të futbollit CONCACAF, transmeton Periskopi.
Dhe për ta bërë krejt këtë edhe më të rëndë, ndeshja e Panamasë u përcoll nga situatat kontraverse.
Në pjesën e dytë, Gabriel Torres u kreditua se shënoi golin e barazimit, pavarësisht se topi fare nuk e kaloi vijën e portës, siç mund ta shihni më poshtë.
Estados Unidos se queda fuera del Mundial por un gol de Panamá que ni entró pic.twitter.com/k2JojPf7bq
— Joaquín López-Dóriga (@lopezdoriga) October 11, 2017
Ishte një gabim i tmerrshëm nga gjyqtarët, një që nuk mund të anulohej për shkak të faktit se teknologjia në vijën e golit nuk ishte operative.
Roman Torres pastaj shënoi golin e fitores në rrethana dramatike në minutën e 87 për ta dërguar Panamanë në Kupën e Botës 2018 dhe për ta eleminuar ShBA-në.
Golashënuesi i atij që doli të jetë goli deciziv i ndeshjes, ishte larg të qenurit heroi i vetëm i nikoqirëve këtë natë, megjithatë.
Kur topi përfundoi jashtë vijave anësore për një ndërprerje që i takonte Kosta Rikës, një zëvendësues i Panamasë – i cili ishte Jose Gonzalez, sipas ‘Telegraph’ – vrapoi me krejt fuqinë që kishte dhe e goditi topin ‘jashtë stadiumit’.
Shikoni më poshtë.
Trabajo en equipo nivel: la banca de #Panamá pic.twitter.com/mb5GrV7X3r
— Juan Felipe Celia (@jfcelia) October 11, 2017
Nëse jeni fans i Panamasë, ishte moment i pastër gjenialiteti. Nëse jeni fans i Kasta Rikës (apo edhe i ShBA-ve), nuk ishte asgjë tjetër se një akt i tmerrshëm anti sportiv. /Periskopi.com/