Zëvendësministri i Kurtit eskalon me deklarata: BE e paralajmëroi sulmin në Banjskë, NATO e lejoi me ndodh

Zëvendësministri i Kurtit eskalon me deklarata: BE e paralajmëroi sulmin në Banjskë, NATO e lejoi me ndodh

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin “Context” në ATV, shkruan Periskopi.

Sipas Vokrrit, ka qenë gjaku i policit Afrim Bunjaku, sakrifica dhe vetëmohimi i kolegëve të tij, sepse siç ka thënë ai, e jo i ushtarëve të NATO-s të pranishëm në ditën e aktit terrorit të udhëhequr nga Milan Radojçiq.

Pas këtyre deklaratave të Vokrrit, këtë të fundit e ka pyetur gazetari Lavdim Hamidi nëse është i vetëdijshëm se çka po flet, pasi që është zv/ministër i Qeverisë së Kosovës.

 

Vokrri: “Me pas mbetë në mëshirën e ndonjë komandanti të trupave të KFOR-it në rastin e Basnjskës më 24 shtator 2023, ne me siguri ishim duke negociuar se ku po e lëm kufirin, a në Vushtrri a në Mitrovicë apo ku! Po flas për Banjskën ka qenë gjaku i Afrim Bunjakut dhe sakrifica e kolegëve të tij e jo I ushtarëve të NATO’së që kanë qenë aty…I keni negociatorët që të thonë se nëse nuk e pranon këtë që po të thojmë me insistim, atëhere ki me pasë erupsion në Veri edhe ndodh ai erupsion. Të hyn 24 xhipa e mjete  të blindume e gjithë ai arsenal ushtarak, e paramilitarë aty e nuk ka ditë asgjë asnjë vëzhgues i NATO’së.

Leart Hoxha: Veç pak, veç pak, dmth po thu që BE ka bërë komplot kundër Kosovës? Edhe njëherë edhe njëherë. Ti po më thua mua që njerëz të BE’së e kanë paralajmëru që ka me kërsit në Veri, edhe NATO e ka leju edhe do ushtarë të KFOR’it që qaty kanë ndejt.

Vokrri: Po! I ki publike deklaratat që janë bërë mes kryeministrit dhe Borrellit e Lajçakut, edhe Borrell ka thënë që nëse vazhdon kështu ki me pasë erupsion, Kryeministri me atë humorin e tij ka thënë se çfarç erupsioni se në Veri ështën Trepça, po nuk është vullakan…/PERISKOPI

Ndiqeni intervistën nga minuta 2:04

 

Shpërndaje në: