“Zëri më i mirë në botë” – Luftëtari i UFC-së telefonon nënën e tij pasi e fitoi titullin
Leon Edwards tronditi botën e UFC-së me një goditje mahnitëse me këmbë që nokautoi Kamaru Usman-in dhe e shpalli xhamaikanin kampionin e ri të UFC-së në peshën e lehtë.
Dhe askush nuk ishte më krenar se nëna e kampionit të ri, shkruan Periskopi.
Ishte një detyrë e frikshme për Edwards, i cili më parë kishte përballuar një humbje nga Usman në vitin 2015, por kësaj radhe ia doli.
Teksa ecën në korridor pas meçit, i bërtet kamerës: “Të thashë, mami, të thashë që do ta bëja”.