Zendeli zgjedh mes Schumacher dhe Verstappen

Zendeli zgjedh mes Schumacher dhe Verstappen

Piloti shqiptar, Lirim Zendeli njoftoi pak javë më parë se do të hiqte dorë nga pasioni i tij më shpejtësinë, kjo për shkak të vështirësive ekonomike dhe është ende në pritje të financiuesëve.

Shqiptari i vetëm që garon në Formula 2, Lirim Zendeli, i ftuar në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjinin, zbuloi se kë përkrahu në garën ku u shpall kampioni botëror në F1.

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen dhe ai i Mercedesit, Lewis Hamilton ishin dy garuesit që luftuan për titull.

“Unë jam për Hamilton, edhe i Schumacher. Ishte një garë fenomenale” – tha Zendeli.

Ndryshe, pas 57 gjirove të zhvilluara në pistën e Abu Dhabit, Hamilton e mbajti epërsinë dhe vendin e parë, të cilin e humbi vetëm në gjiron e fundit. Verstappen arriti të parakalojë në fund dhe të shpallet kampion në këtë edicion me 394.5 pikë, ndërsa Hamilton mbeti i dyti me 385 pikë.

Shpërndaje në: