“Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”- Çitaku për vdekjen e babait të Hashim Thaçit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit, transmeton Periskopi.
Ajo ka shkruar në Facebook se “zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.
“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi. Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij. Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.
“Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Hashim Thaçi u lejua këtë javë nga Gjykata Speciale që ta vizitonte babain e tij në QKUK.