Zemërthyese: Serena Williams shpërtheu në lot dhe doli nga konferenca pas humbjes nga Naomi Osaka
Moment emocionues për Serena Williamsin – e cila u desh t’i mbante lotët para se të shpërthente në ta, kur edhe u largua nga konferenca për shtyp pas humbjes nga Naomi Osaka në Australian Open.
Superylli 39-vjeçare u mposht në sete të njëpasnjëshme në gjysmëfinale, të enjten në mëngjes, transmeton Periskopi.
Në intervistë, Serena u pyet për numrin e pazakontë të gabimeve që bëri gjatë ndeshjes me Osakan… a ishte e lënduar apo thjesht pati një ditë të keqe?
Pikërisht këtu Serena piu pak ujë, dhe u përgjigj: ”Nuk e di”… pas kësaj, ajo u ngrit dhe tha ”kaq ishte”, para se të largohej.
Qartazi, ajo sapo kishte humbur një ndeshje të cilën dëshironte ta fitonte me çdo kusht dhe me arsye ishte e shqetësuar, por është e paqartë nëse ajo e konsideroi seriozisht pensionimin. /Periskopi.com/
After answering questions about her future, Serena Williams gets emotional and leaves the room. pic.twitter.com/5zTrOvuor0
— espnW (@espnW) February 18, 2021