Zemaj për zgjedhjen e u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së: Bord i shndërruar komplet në vegël të VV-së

Zemaj për zgjedhjen e u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së: Bord i shndërruar komplet në vegël të VV-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pasi Bordi i RTK-së ka ndryshuar statutin e këtij institucioni dhe kanë emëruar ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, Hysen Hundozin.

Zemaj, ka akuzuar Bordin për lidhje me pushtetin derisa vendimin e këtij institucioni e konsideron si shkelje të ligjit dhe statutit të RTK-së.

Postimi i plotë:

RTK-ja është në krizen më të madhe që nga themelimi.

Sot, në më pak orë “supermenët” anëtarë të Bordit të RTK-së paskan ndërmarrë një nga vendimet më të çuditshme, ndryshimin e aktit më të lartë nënligjor, statutin dhe atë me vetëm 6 vota, aq sa kanë qenë prezent në mbledhje.

Me kaq vota, e paskan zgjedh edhe Ud.Drejtorin e përgjithshëm. Pra, ky bord sigurisht nën urdhëra të pushtetit paska marrë sonte dy vendime, të cilat përbejnë shkelje të ligjit dhe statutin e RTK-së. Ligji thotë; se për ta bërë këtë ndryshim “duhen 2/3 e votave të të gjithë 11 anetarëve të bordit”  e jo 6 sa janë këta aktualisht.

Për këtë bord, tashmë i shndërruar komplet në vegël të Vetëvendosjes, andaj thirrja para përgjegjësisë nga Komisioni për media i Kuvendit të Kosovës për këtë shkelje, dhe shkeljeve të njëpasnjëshme dhe humbjes së kredibilitetit të transmetuesit publik tashmë është e vonuar.

Ky Bord (Bordi i VV-së) duhet të shkarkohet urgjentisht.

A keni dëgjuar ndonjëherë për Hysen Hudozin? U emërua u.d. drejtor i përgjithshëm i RTK’së

“Ofendues, shantazhues…”, U.D drejtori i ri Hysen Honduzi kishte ‘ferrka’ me ish-kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletinin

Shpërndaje në: