Zemaj në takim me përfaqësuesin e SHBA në NATO diskuton për stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar sot se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk.
Zemaj ka thënë se kanë pasur një bisedë të thellë, ku kanë folur për çështjet urgjente që lidhen me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për një paqe afatgjate, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
“Trajtuam shqetësimet urgjente të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, diskutuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe i dhamë përparësi paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Zemaj.