Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit

Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit, raporton “BBC”.

“Shpresoj ta përfundojmë këtë vit”, tha ai, duke iu përgjigjur një gazetari norvegjez, ndërsa shtoi se ka qenë shumë e vështirë për gjithë kombin.

Zelensky ka shtuar se Ukrainës i duhen garanci të sigurisë për ta ndaluar kthimin e Rusisë në vitet në vijim.

Ai ka thënë se bashkimi i shpejt në Bashkim Evropian dhe NATO do të ndihmonte shumë.

Zelensky së fundi tha se do të jepte dorëheqje si president i Ukrainës nëse vendi i tij pranohet në NATO.

I pyetur për marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Zelensky nuk ka komentuar, por ka shtuar se shpreson që “SHBA-ja do ta vazhdojë përkrahjen si gjithë partnerët”.

“Nuk duhet ta humbim këtë unitet mes Evropës dhe SHBA-së”, tha ai.

E presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Ukraina mund të lejohet t’i bashkohet BE-së para vitit 2030.

Von der Leyen tha se nëse vendi vazhdon me “shpejtësinë aktuale” atëherë mund të pranohet më herët se në vitin 2030.

Sa i përket heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Von Der Leyen tha se s’do të ndodhë derisa Rusia të mos përkushtohet ndaj paqes së qëndrueshme.

Samiti të hënën në Kiev është organizuar nga Zelensky në trevjetorin e luftës në Ukrainë, me liderët perëndimorë të cilët qëndruan në Ukrainë.

Shpërndaje në: