Zelensky reagon pas Samitit: Uniteti evropian është i jashtëzakonshëm

Zelensky reagon pas Samitit: Uniteti evropian është i jashtëzakonshëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se po bashkëpunon ngushtë me vendet e Evropës për të krijuar një bazë solide të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është mesazhi i parë i Zelenskyt pas samitit për Ukrainën në Londër, duke u shprehur se uniteti evropian është në një nivel të jashtëzakonshëm të lartë, “i paparë për një kohë të gjatë”, raportoi BBC.

Ai ka thënë se dëshiron që zëri i Ukrainës të dëgjohet, derisa ka përmendur “vijat e kuqe që ato s’janë emocionale, por duhet të jenë aty”.

Zelensky të dielën mori përkrahje nga shtetet evropiane. Ata e siguruan atë që do të përkrahin Ukrainën ushtarakisht “për aq sa do të ketë nevojë”.

Në anën tjetër, Sekretari i Shtetit amerikan, Marcio Rubio, është shprehur se Zelensky po e pengon procesin e arritjes së paqes me Rusinë.

Shpërndaje në: