Zelensky reagon nga Finlanda: Putin nuk është gati t’i japë fund luftës, do të flas me Trump për detajet e bisedës

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë, pas dakordësimit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin për një armëpushim 30-ditor të energjisë.
Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë zyrtare, predidenti ukrainas Voldymyr Zelensky tha në një konferencë për mediat se kushtet e Vladimir Putin tregojnë se ai nuk është gati të “përfundojë” luftën dhe se “synon të dobësojë Ukrainën”.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë për të mos sulmuar energjinë (infrastrukturën) me asnjë armë,” tha ai në një konferencë shtypi në Helsinki, teksa shtoi se shpreson të flasë me Trump për të mësuar më shumë detaje rreth telefonatës së tij me Putinin.
I pyetur nëse Ukraina është e gatshme të përputhet me pozicionin e Moskës dhe të ndalojë së sulmuari infrastrukturën energjetike të Rusisë, Zelensky tha se vendi i tij dhe Rusia “mund të arrijnë marrëveshjen për të mos goditur infrastrukturën energjetike” me mbështetjen e ndërmjetësimit të SHBA.
Më herët, Kremlini tha se Putini kishte rënë dakord për ndalimin për një periudhë 30-ditore, pas bisedimeve të larta midis liderit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump.
Por Zelensky shtoi se “nuk mund të ndodhë që Rusia të godasë sektorin tonë energjetik dhe ne do të heshtim. Ne do të përgjigjemi.”
“Por të dyja palët ruse dhe ukrainase mund të pushojnë së sulmuari sektorin e energjisë, pala jonë do ta mbështesë këtë”, tha ai, duke shtuar se ishte “pjesë e propozimit tonë, për qiellin dhe detin”.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Moska duhet t’i kthejë të gjithë të burgosurit si “një demonstrim i vullnetit dhe dëshirës për t’i dhënë fund luftës”. Zelensky shtoi se nëse të burgosurit ukrainas do të ktheheshin, ata nuk do të ktheheshin në vijën e frontit.
“Asnjëherë. Ata kanë nevojë për ndihmë, ndihmë mjekësore, rehabilitim, ka njerëz të plagosur rëndë,” tha ai./Periskopi/
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin: Ishte shumë e mirë dhe produktive