Zelensky: Jemi gati ta nënshkruajmë marrëveshjen për mineralet në çdo formë

Zelensky: Jemi gati ta nënshkruajmë marrëveshjen për mineralet në çdo formë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pendesë për atë që ndodhi me homologun amerikan Donald Trump javën e kaluar pasi ka thënë se takimi “nuk shkoi ashtu siç duhej” dhe se “është për të ardhur keq që ndodhi në atë mënyrë”.

Disa ditë pas takimit në Zyrën Ovale, presidenti amerikan urdhëroi një pauzë në mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton Sky News.

Në një postim të gjatë në X të martën, presidenti ukrainas ka thënë se do të donte të “përsëriste angazhimin e Ukrainës për paqen” dhe ka shtuar se Kievi është “gati të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai ka thënë se vendi ishte gati të nënshkruante një marrëveshje mbi mineralet “në çdo kohë dhe në çdo format”.

“Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive”, është shprehur ai.

Zelensky ka theksuar gjithashtu se sa mirënjohës ishin ai dhe ukrainasit për ndihmën e SHBA-së.

“Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, është shprehur ai.

 

Trump: Zelensky të pranojë marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit

Shpërndaje në: