Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë armëpushimin

Zelensky: I takon SHBA-ve të bindin Rusinë të pranojë armëpushimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes ku Kievi pranojë armëpushim 30-ditësh.
Zelensky ka falënderuar Donald Trump për “konstruktivitetin e bisedës së ekipeve të Ukrainës e SHBA-së” sot në Jeddah.

Në një video në internet, Zelensky përsërit se qëndrimi ukrainas është të pranojë propozimin e sotëm të SHBA-së për një armëpushimi të plotë.

Ai thotë se ata “e konsiderojnë pozitive” dhe SHBA “duhet të bindë Rusinë” që të pajtohet.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës sot ishte marrëveshja amerikane për të rifilluar shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën, thotë Zelensky.

“Ukraina është gati për paqe”, ka deklaruar ai, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Ai shton: “Rusia duhet të tregojë gatishmërinë e saj për të ndaluar luftën ose për të vazhduar luftën. Është koha për të vërtetën e plotë. Falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë Ukrainën”.

Shpërndaje në: