Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se sheh mundësi që lufta ruse kundër Ukrainës të përfundojë në vitin e ardhshëm.

“Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron që lufta të përfundojë. Kur Shtetet e Bashkuara të marrin një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global të qëndrojë me Ukrainën dhe të qëndrojë me fundin e luftës”, ka thënë Zelensky në një bisedë me përfaqësuesit e huaj të mediave në Kiev.

Zelensky tha të shtunën se ai ka besim se të gjitha këto masa do të zbatohen dhe vendimet do të merren herët a vonë.

“Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por jam i bindur se ne kemi të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë vitin e ardhshëm”, u citua më tej Zelensky nga agjencia Ukrinform.

“Do të doja të dëgjoja gjithashtu propozimet e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se do t’i dëgjojmë në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: