Zelanda e Re dhe Australia mirëpresin Vitin e Ri 2025 – pamje që tregojnë shfaqjet spektakolare
Mesnata ka “goditur” në Sydney, së bashku me pjesën tjetër të Australisë, duke shënuar fillimin e vitit 2025 atje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti po feston me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve mbi urën e portit të Sydney-t.
Dhe ora tanimë ka shënuar mesnatën edhe në Zelandë të Re.
Ndërkohë që atje kanë vazhduar festimet, në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, disa ngjarje të Vitit të Ri janë anuluar për shkak të tetë paralajmërimeve të veçanta të motit të lëshuara nga Zyra Met.