Zekirja Ramadani zyrtarizohet në Arabi

Zekirja Ramadani zyrtarizohet në Arabi

Trajneri shqiptar, Zekirija Ramadani është zyrtarizuar nga klubi i Arabisë Saudite, Ohod Club.

Ekipi bën pjesë në Kategorinë e Dytë të Arabisë Saudite.

“Klubi njofton se ka lidhur kontratë me maqedonasin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, ka njoftuar Ohod në faqen në Twitter.

Trajneri nga Shkupi në Superligën e Kosovës ka fituar tituj kampioni me Trepçën ‘89, Feronikelin e Prishtinën.

Po ashtu ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën me Feronikelin, dhe Superkupën me Trepçën ‘89.

Shpërndaje në: