Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit nga FFK
Zekirija Ramadani është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2021.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një ceremonie ka filluar të shpall laureatët e vitit 2021.
Trajneri nga Shkupi, Zekirija Ramadani u stolis me titullin e kampionit me Prishtinën edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll.
Për shkak të masave anti-Covid, manifestimi i FFK-së po mbahet pa prezencë të madhe të mysafirëve.