Zbuloni sekretet e kurimit të sëmundjeve të fshehura te çaji i kanellës
Çaji i kanellës është përdorur mijëra vite më parë.
Me origjinë nga Sri Lanka, çaji i kanellës është përdorur nga mjekësia orientale prej mijëra vjetësh për të kuruar të ftohtin, problemet me tretjen dhe spazmat dhe duke përmirësuar gjithashtu qarkullimin e për të pasur më shumë energji e vitalitet.
Përveç vetive anti-inflamatore, kanella ka edhe veti antivirale, antibakteriale dhe antikërpudhore, në gjendje për të luftuar viruset, për të penguar zhvillimin e baktereve dhe për të luftuar infeksionet, përfshirë edhe ato të shkaktuara nga kërpudhat.
Zbuloni avantazhet e këtij çaji:
-Përmban antioksidantë
-Mund të rrisë ndjeshmërinë e insulinës
-Redukton sheqernat në gjak
-Redukton rrezikun nga komplikacionet e diabetit
-Ndihmon në humbjen e peshës
-Rrit përqëndrimin
-Përmirëson qarkullimin
-Kontribuon në funksionimin e sistemit tretës
Kujdes! Çfarë duhet të keni parasysh:
Ndërsa ka shumë benefite për shëndetin, ka edhe disa efekte anësore dhe kundërindikacione që duhen marrë në konsiderate kur bëhet fjalë për konsumin e çajit me kanellë. Nëse e konsumoni në mënyrë të ekzagjeruar, kanella mund të jetë toksike për trupin, kështu që duhet ta marrim në mënyrë të moderuar, transmeton Living.al.
Rekomandohet të konsumoni maksimumi 6gr pluhur kanelle në ditë (pothuajse një lugë kafeje). Ky çaj duhet evituar edhe nga gratë shtatzëna në sasi të mëdha pasi mund të stimulojë kontraksione të mitrës.