Zbuloni pse duhet ta mbani çantën në krahun e majtë
Mirësjellja është shenjë e një kulture të mirë. Nëse dëshironi që të lini përshtypjen e duhur te njerëzit e tjerë, duhet t’i dini disa rregulla bazike të mirësjelljes.
Njëra nga këto rregulla që nuk duhet ta harroni, është ajo që çantën duhet ta mbani në krahun e majtë.
Në ndonjë ngjarje shoqërore, dora juaj e djathtë duhet të jetë e lirë.
Kjo për shkak se me dorën e djathtë i përshëndetni njerëzit dhe kështu gjithmonë do të jeni më të lirë apo gatshëm që t’u afroheni atyre.