Zbuloni moshën kur njerëzit piqen vërtetë
Ka njerëz që ndihen Piter Pan të përjetshëm dhe që refuzojnë të rriten! Kjo pasi duhet pranuar, se është kaq bukur të jesh fëmijë. Megjithatë nuk mund të rrimë fëmijë gjithmonë dhe herët apo vonë duhet të rritemi. Tashmë shkencëtarët japin një moshë konkrete se kur njerëzit piqen vërtetë.
Këtë përgjigje e kanë dhënë studiuesit anglezë të Academy of Medical Science në Oxford, në kongresin ndërkombëtar për neuroshkencën.
Kështu sipas shkencëtarëve, duke nisur nga mosha 30-vjeçare, nuk mund ta quani më veten adoleshentë, pasi pikërisht nga kjo moshë nis pjekuria.
Ndaj mos e gënjeni veten se jeni të pjekur kur arrini 18 vjeç! Mosha 30 vjeçare shënon kapërcimin e madh.
Studiuesi Peter Jones, i Universitetit të Cambridge, shpjegon se, “Nuk ekziston një datë fikse, por të gjitha të dhënat e analizuara, tregojnë se mosha 30-vjeçare, shënon kapërcimin e madh”.