Zbuloni karakteristikat tuaja në shtrat sipas muajit kur keni lindur
E keni menduar ndonjëherë që muaji kur keni lindur mund të tregojë shumë për faktin se si jeni në shtrat? Epo ja që këtu ka një të vërtetë! Suzie Kerr Wright e cila është marrë gjithë jetën me astrologji, ka realizuar një artikull për të gjithë muajt e vitit duke treguar karakteristikat kryesore në shtrat.
Zbuloni karakteristikat tuaja duke lexuar se çfarë thotë muaji kur keni lindur për mënyrën se si jeni në seks.
JANAR
Ata që kanë lindur në janar janë disi të çuditshëm në shtrat, sepse pëlqejnë eksperimentet. Nëse gjejnë një partner që i përmbush këto pritshmëri kthehen në bisha të vërteta!
SHKURT
Ata që kanë lindur në shkurt janë shumë aventurierë. Kanë shumë pasion, por kërkojnë që të shpenzojnë shumë energji në shtrat për ta arritur këtë. Thënë këtë, partnerit do t’i duhet shumë punë për t’u lidhur emocionalisht me një person që ka lindur në muajin shkurt.
MARS
Njerëzit që kanë lindur në mars kanë shumë qejf të kalojnë kohë në shtrat. Seksi për ta duhet të jetë intensiv sepse ata i japin partnerit gjithçka munden dhe e preferojnë edhe përfshirjen shpirtërore, përveçse asaj fizike.
PRILL
Njerëzit që kanë lindur në prill janë shumë të pavarur, kështu që në momentin që atyre u bie në kokë për dikë, japin diçka. Seksi me një person që ka lindur në prill është i nxehtë, intensiv dhe shumë pasionant sepse ata janë të udhëhequr nga Marsi.
MAJ
Njerëzit që kanë lindur në maj pëlqejnë seksin e rehatshëm, sensual dhe të ngrohtë. Pëlqejnë petalet, qirinjtë dhe romanticitetin.
QERSHOR
Njerëzit që kanë lindur në qershor pëlqejnë të eksperimentojnë çdo pozicion në shtrat, por edhe jashtë shtratit. Nëse doni dikë që flet pistë në shtrat dhe i pëlqejnë lojërat, shkoni me dikë që ka lindur në qershor!
KORRIK
Seksi me njerëzit që kanë lindur në korrik është shumë i thellë dhe emocional. Ata duan të ndihen të sigurt me dikë që kryejnë marrëdhënie dhe do të bënin gjithçka që të kënaqin partnerin.
GUSHT
Njerëzit që kanë lindur në gusht janë ose ekstremisht egoistë ose ekstremisht të thellë në emocionet e tyre. Megjithatë, në shtrat ata duan të sigurohen që partneri i tuaj merr gjithçka prej tyre, ata e urrejnë që t’u tregosh se çfarë të bëjnë në shtrat dhe duhet të keni kujdes se mos u ofendoni egon sepse aty ata nuk merren më me ju.
SHTATOR
Ata janë gjithmonë në kontroll të ndjesive të tyre, kështu që kur vjen puna te seksi atyre u duhet shumë që të arrijnë kënaqësinë maksimale sepse pëlqejnë të jenë perfekt. Nëse ata fillojnë dhe ndiejnë më shumë dashuri, ky do të kthehet edhe në komponentin kryesor të seksit të mirë.
TETOR
Ata që kanë lindur në tetor pëlqejnë të kenë një panoramë romantike dhe u pëlqen kur udhëheqin edhe ndjesitë e partnerit kundrejt çmendurive në seks. Ndoshta nuk do të bëni seksin më romantik me personat që kanë lindur në tetor por do të arrini të kaloni një nga eksperiencat më të mira seksuale, me shumë lojëra dhe çmenduri në mes.
NËNTOR
Personat që kanë lindur në muajin nëntor e adhurojnë seksin pasionant. Ata do ta “helmojnë” partnerin e tyre duke e çmendur me të gjitha lojërat në shtrat për të cilat kanë fantazi gati të shfrenuar. Nëse ëndërroni seksin më të mirë, gjeni një partner që ka lindur në nëntor.
DHJETOR
Personat që kanë lindur në muajin dhjetor janë shumë kreativë në krevat. Atyre u pëlqen të futen në role të caktuara dhe ta shohin partnerin në shumë dimensione të ndryshme. Është shpesh e vështirë të lidhesh thellë me ta, por për sa i përket krevatit, do të jetë një kënaqësi sa herë ta provoni.
/Blitz.al/