Zbuloni cilët janë përdoruesit më të mëdhenj të Facebook-ut në botë
Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se mbi 1.5 milionë kosovarë kanë përdorur internetin në muajin mars të këtij viti, ose 80.4 për qind e popullsisë. Kosova ka 860 mijë përdorues të Facebook-ut, sipas të dhënave të datës 30 qershor 2016, ose 45.4 për qind e popullatës.
Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është 48.1 për qind e totalit të popullsisë sipas të dhënave për 30 qershor 2016, derisa internetin sipas shënimeve të marsit 2017 e përdorin 1.9 milionë banorë, ose 65.8 për qind.
Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Britania e Madhe, si dhe vendet skandinave Danimarka, Norvegjia, Suedia, ku përqindja e përdoruesve të Facebook ndryshon nga 60 në 75 për qind.
Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Evropë, ku vetëm 7.5 për qind e popullsisë kanë Facebook.