Zbuloi defektin e “Instagram”, kompania shpërblen 10-vjeçarin me shumën e majme

Zbuloi defektin e “Instagram”, kompania shpërblen 10-vjeçarin me shumën e majme

Kompanitë e ndryshme teknologjike kanë ofruar gjithmonë shpërblime të majme për personat të cilët kanë arritur të zbulojnë defekte në përdorimin e rrjeteve sociale. Zbulimi i fundit i një defekti është bërë nga një djalë 10-vjeçarë nga Finlanda, i cili ka marrë nga rrjeti social “Instagram” shumën prej 10.000 dollarësh. Djali i cili quhet Jani ka arritur të zbulojë një defekt në sigurinë e rrjetit social më të përdorur edhe pse vetë akoma nuk ka një llogari në “Instagram.

Vogëlushi finlandez ka zbuluar një problem të rrjetit, i cili i lejonte atij të fshinte çdo lloj komenti të bërë në Instagram. “Mund të eliminoja cilindo përdorues, edhe vetë Justin Bieber”, – u shpreh ai në një intervistë të dhënë për revistën finlandeze “Iltalehti”.

Menjëherë pas këtij zbulimi, Jani dhe familjarët e tij kanë vënë në dijeni Facebook-un, i cili zotëron “Instagramin”, nëpërmjet një email-i dhe atje djaloshi ka vërtetuar zbulimin e tij duke fshirë një koment të Facebook të bërë nga një profil prove. Menjëherë pas zgjidhjes së problemit erdhi edhe shpërblimi i merituar.

Jani nuk është i pari fëmijë që arrin të futet në programin e shpërblimeve të kompanisë, por për momentin është më i vogli. Deri sot Facebook-u ka paguar në total 4,3 milionë dollarë për rreth 800 kërkues të “rrjedhjeve” të tilla.

Panorama Plus

Shpërndaje në: