Zbulohet zyrtarisht dinosauri deri në 30 metra i gjatë në Australi
Një specie e re e dinosaurit është zbuluar në jug-perëndim të Queenslandit dhe është njohur zyrtarisht si më e madhe e gjetur ndonjëherë në Australi dhe ndër më të mëdhatë në botë.
Australotitan Cooperensis, një dinosaur bimë-ngrënës i familjes së njohur si titanosaurus, besohet të ketë jetuar mes 92 dhe 96 milionë vjet më parë, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Ai ishte i gjatë prej 25 e deri në 30 metra dhe kishte qafë shumë të gjatë që e bënin të ngjashëm me dinosaurët e njohur si Brachiosaurus dhe Apatosaurus.
Dinosauri australian me nofkën Kupër [Cooper] ishte i pari i zbuluar afër përroit të Cooperit në vitin 2007, por vetëm tash u njoh shkencërisht nga Muzeu i Queenslandit.
Shkencëtarët kishin gjetur gjymtyrët e këtij dinosauri dhe shumë prej tyre kishin qenë të padëmtuar krejtësisht.
Ata besojnë që dinosauri në fjalë mund të ketë pasur peshën e 67 tonëve.
Titanosauri më i madh në botë është Patagotitani, i zbuluar në Amerikë të Jugut. /Periskopi