Zbulohet “tulla” e jetës

Zbulohet “tulla” e jetës

Ka një zemër prej hekuri dhe squfuri, është shumë e vogël dhe i dhuron elektrone qelizave për t’iu “ndezur” metabolizmin. Ishte një proteinë si kjo, që sapo është prodhuar në laborator, që ka shërbyer si një “tullë” e vërtetë e jetës kur në Tokë po krijoheshin qelizat e para, duke vënë në funksionim metabolizmin e tyre.

Ky zbulim përshkruhet në revistën “Journal of the American Chemical Society”, nga një grup shkencëtarësh i Universitetit “Rutger” i drejtuar nga Paul Falkowski si dhe bënë pjesë në projektin “Enigma” i financuar nga NASA me gjashtë milionë dollarë.

Duke përdorur teknikat e biologjisë sintetike, studiuesit kanë projektuar në kompjuter një proteinë me strukturë shumë më të thjeshtë se sa ato aktuale.

Pasi analizuan rreth 10 000 proteina, individualizuan katër elemente aq të thjeshtë sa që mund të konsiderohen “tullat e jetës”, struktura kimike që mund të bashkohen për të krijuar proteinat e pafundme që përbëjnë organizmin e njeriut.

“Tulla” e jetës e realizuar në laborator përbëhet nga vetëm dy lloje aminoacide në vend të 20.

Në fakt, është e mundur që një strukturë e tillë të jetë krijuar vetvetiu në Tokën primitive, sidomos kur dihet se në atë kohë oqeanet ishin të pasur me hekur dhe squfur.

Funksioni i saj, me shumë mundësi, konsistonte në qarkullimin e elektroneve në qelizë për të vënë në funksion metabolizmin. Disa proteina që quhen ferrodeksinë kryejnë këtë detyrë edhe sot./ATA/

Shpërndaje në: