Zbulohet traileri i filmit mbi jetën e Tupac! (Video)
“Duhet të qëndrosh për diçka. Duhet të jetosh për diçka. Duhet të jesh i gatshëm të vdesësh për diçka”.
Këto janë fjalët e para të dëgjuara nga Tupac Shakur në trailerin zyrtar të filmit “All Eyez On Me” në klipin prej 2 minutash e gjysë.
Roli protagonist luhet nga një emër jo shumë i dëgjuar, Demetrius Shipp, por ngjashmëria e tij me reperin e ndjerë të vrarë mbi dy dekada më parë është mbresëlënëse.
Në filmin e jetës së Tupac nuk mund të mungonte as armiku i tij i përjetshëm, me të cilin fillimisht ishin shokë të ngushtë, Biggie Smalls, i luajtur nga Jamal Woolard.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Woolard luan rolin e Biggie, pasi më parë e kishte bërë në biografinë e reperit të krahut lindor.