Zbulohet skuadra e ardhshme e Suarezit

Zbulohet skuadra e ardhshme e Suarezit

Luis Suarez është i fokusuar vetëm në pjesëmarrjen me Uruguain në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që pritet të jetë edhe i fundit për të në karrierë.

Uruguaianit i kishte skaduar kontrata këtë verë pas dy sezonesh me Atletico Madridin dhe vendosi të kthehej në klubin e tij të parë në, Nacional.

Suarez nënshkroi vetëm një kontratë afatshkurtër që skadon në fund të sezonit të ligës uruguaiane, e cila përfundon në nëntor.

Sipas “RAC1”, 35-vjeçari do t’i bashkohet klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, LA Galaxy, pasi të përfundojë Botërori i këtij viti.

Ai do t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës te Barcelona, Riqui Puig, i cili këtë sezon iu bashkua skuadrës nga MLS.

Ishte përfolur se Suarez ishte i prirur të qëndronte në futbollin evropian përpara se të rikthehej te Nacionali, por që atëherë ai ka konfirmuar se karriera e tij në Evropë tani ka përfunduar.

Shpërndaje në: