Zbulohet shuma marramendëse që fituan Fury dhe Usyk pas përballjes së mbrëmshme

Zbulohet shuma marramendëse që fituan Fury dhe Usyk pas përballjes së mbrëmshme

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.

Usyk theu një rekord 25-vjeçar, duke u bërë boksieri i parë që prej kohës së Lennox Lewis që fiton të gjithë titujt e unifikuar WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Ukrainasi fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve pasi dominoi në shumicën e raundeve ndaj Furyt që ndryshe njihet me nofkën si ‘Gypsy King’.

E cilësuar si “meçi i shekullit”, kjo ngjarje e madhe e boksit mbushi pritshmëritë e tifozëve të këtij sporti anembanë botës.
Sidoqoftë, përkundër se pësoi humbje, Fury pritet që të marrë një shumë të majme parash si shpërblim.

Sipas marrëveshjes që dy boksierët kanë arritur në vitin 2023, ata vendosën që paratë të ndahen 70/30 në favor të Furyt.

Teksa figurat e sakta të parave të fituara nuk janë bërë të ditura ende, ka thashetheme se Fury ka fitar 150 milionë euro për pjesëmarrje në këtë meç.

Arsyeja pse Usyk u pajtua me këtë kërkesë të Furyt ishte vetëm për kushtin se kundërshtari i tij do të dhuronte 1 milionë euro nga fitimet e tij për Ukrainën, për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Në anën tjetër të marrëveshjes dhe spekulimeve lidhur me paratë e fituara, Usyk raportohet se ka marrë 64 milionë euro, ndërsa konfirmimi i shumës së saktë të parave pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

 

Shpërndaje në: