Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes

Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes

Zbulimi vjen nga Instituti gjerman ‘Max Planck’ në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohët e fundit është përhapur se tepërmi.

Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit.

Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe “Baby Blues” dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm.

Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit.

Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nënave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta, shkruan noa. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamine.

Shpërndaje në: