Zbulohet shifra që Bayerni i ka ofruar Manes për transferim
Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli.
Sulmuesi senegalez, raporton mediumi britanik “Daily Mail”, ka vendosur ta mbyllë eksperiencën e tij në qytetin e Beatles pas gjashtë sezoneve me plot gëzime e suksese.
Për 30 vjeçarin janë hapur dyert e Bundesligës, ku e do Bayern Munichen.
Gjiganti bavarez madje duket se është i gatshëm ta përmbushë kërkesën e “Reds” për lojtarin.
Kampioni gjerman i ka bërë gati 41 milionë euro, të cilat janë të mjaftueshme për nënkampionin evropian.
Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2023.