Zbulohet sekreti prekës i moderatores, Elita Rudi dhe Milaim Zeka përloten në emision

Zbulohet sekreti prekës i moderatores, Elita Rudi dhe Milaim Zeka përloten në emision

Ndryshe nga epsodet e tjera, mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush Luan”, ishin të ftuar vetëm çifte. Dy prej të cilëve ishin Milaim Zeka dhe Edlira Qefalija., Gjiko dhe Elita Rudi.

 

 

Gjatë emisionit, Zeka zbuloi një “sekret” të Elitës që përloti jo vetëm të ftuarit por të gjithë. Ai tregoi se moderatorja e kishte ndihmuar me djalin e motrës,i cili vuante nga kanceri. Më tej Zeka shtoi se Gjiko është me fat që ka marrë një njeri si Elita.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë.

Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi tubu lekë për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur. Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. E të jetë një kujtim për gocën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”- u shpreh Zeka.

Shpërndaje në: