Zbulohet sekreti i femrave japoneze, ja përse nuk shëndoshen
Kjo mund të jetë për shkak të kuzhinës së tyre, e cila cilësohet si kuzhina më e shëndetshme në tërë botën.
Sidoqoftë, përveç kuzhinës, ekzistojnë edhe disa sekrete tjera, të cilat Telegrafi i sjell më poshtë për ju:
Ushqimi i përbërë me peshq, sojë, pemë, perime, oriz
Shujta japoneze e përgatitur në shtëpi kryesisht përbëhet nga këta përbërës. Këto produkte janë kruciale për një shëndet të mirë.
Mëngjesi është shumë i rëndësishëm
Japonezët gjithmonë e fillojnë ditën me një mëngjes të përgatitur në shtëpi, dhe ekspertët shëndetësorë nga e gjithë bota kanë dëshmuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.
Nuk hanë ushqime të proceduara dhe ushtrojnë rregullisht
Në Japoni, njerëzit shumë pak hanë ushqime të procedura. Veç kësaj, ata edhe bëjnë ushtrime të ndryshme fizike, siç është ecja, çiklizmi etj.