Zbulohet se pse Usyk mbante me vete një lodër, boksieri tregoi për të pas meçit me Joshuan

Zbulohet se pse Usyk mbante me vete një lodër, boksieri tregoi për të pas meçit me Joshuan

Oleksander Usyk ka arritur që sërish të shpallet kampion bote në kategorinë e rëndë në rimeçin ndaj Joshuas.

Usyk fitoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve, ku doli të ishte më i mirë se Joshua me pike, shkruan Periskopi.

Boksieri ukrainas ka treguar një gjë mjaft interesante pas meçit.

Ai u pa kudo që mbante një lodër të vogël, kur u pyet nga gazetarët pse e mbanë atë, Usyk zbuloi se është lodra e vjazës së tij.

Ai e mbante atë për fat.

“Është e vajzës sime. Ajo ma dha mua për të qenë hajmali ime. Vajza ime tha: “Kjo duhet të jetë pranë ju”. Është gjithmonë pranë meje”, tha Usyk.

Shpërndaje në: