Zbulohet se pse Union Berlini e refuzoi Iscon edhe pse marrëveshja ishte në tavolinë
Tashmë dhe është zyrtare se Union Berlini e ka refuzuar transferimin e Iscos nga Sevilla.
Klubi i Union Berlin e ka refuzuar Isco pas kryerjes së testëve mjekësore, sepse lojtari ka kërkuar ndryshimin e kushteve të kontratës, shkruan Periskopi.
Klubi gjerman shkroi se kanë kufijtë e tyre dhe se nuk lejohet t’i tejkalojë askush.
“Ne donim të kishim Iscon në Berlin, por ne kemi kufijtë tanë. Këto janë tejkaluar sot në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme”, shkroi klubi gjerman.
Union Berlin official statement: “We wanted to have Isco in Berlin, but we have our limits. These were exceeded today — contrary to the previous agreement”. 🚨🔴 #DeadlineDay
“The transfer will not happen”. pic.twitter.com/LOFR4X4dIR
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023