Zbulohet se cila pjesë e trurit nuk na lë të rrezikojmë

Zbulohet se cila pjesë e trurit nuk na lë të rrezikojmë

Vetëm pas një dialogu intensiv mes dy hemisferave të tij, truri vendos nëse të zgjedhë ose jo një rrezik, duke filluar që nga loja e pokerit deri tek një fushë beteje, sipas një studimi të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS), nga grupi i studiuesve të “Johns Hopkins University” të koordinuar nga Sridevi Sarma dhe Pierre Sacre.

Kur vihet bast, nëse të vazhdosh apo të ndalosh janë rezultatet e fitoreve të mëparshme dhe ndjenjat e lidhura me ato që mblidhen.

“Ekziston një prirje që zhvillohet me kalimin e kohës që i bën njerëzit të shohin rrezikun në mënyrë të ndryshme”, theksojnë studiuesit.

Për të kuptuar përse personat kanë tendencë të përballen me rrezikun kur rrethanat duken kundër është për ta evituar kur rrethanat duken të favorshme, studiuesit kanë përfshirë në një eksperiment pacientët e sëmurë me epilepsi të shtruar në një klinikë të Cleveland, duke analizuar aktivitetin e tyre cerebral ndërkohë që sfidonin kompjuterin në një lojë me letra.

Duke përdorur elektrodat e vendosura më parë në tru për të studiuar origjinën e krizave epileptike, studiuesit kanë mundur të ndërtojnë në kohë reale vendimet e tyre, duke zbuluar se zgjedhjet e tyre përkonin me eksperiencat e kaluara.

“Kur hemisfera e djathtë ka një aktivitet me frekuencë të lartë dhe duhet të vësh bast, atëherë synohet të luash më shumë. Nëse aktiviteti është në krahun e majtë, synohet të mos rrezikohet”, thotë Sacre.

“Lojtarët, grumbullojnë të gjitha vlerat e letrave të dala dhe rezultatet e mëparshme, por kujtimet kanë tendencë të zbehen. Me pak fjalë, ajo që ndodh në fund ndikon më shumë se sa ajo që ka ndodhur më parë dhe, duke u bazuar në historikun e basteve, mund të parashikohet se si ndihet personi në çastin e vendosjes së bastit”, thekson Pierre Sacre

Shpërndaje në: