Zbulohet qarku ku do të kandidojë në listë të mbyllur Edi Rama

Zbulohet qarku ku do të kandidojë në listë të mbyllur Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës, dhe do të jetë pjesë e një liste të mbyllur. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, ku u miratua lista e kandidatëve për deputetë.

Ky zhvillim vjen në një moment kur partitë politike kanë afatin deri në mesnatë të kësaj të mërkure për të dorëzuar listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të 12 qarqet e vendit, raporton euronews, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, partitë pritet të dorëzojnë listat e plotë deri në orën 24:00, për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj 2025.

 

Shpërndaje në: