Zbulohet paga e Contes: Shtyhet debutimi te Tottenhami për shkak të Brexit
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Antonio Conte do të fitojë gati një milion në muaj te Tottenhami, por debutimi i tij për klubin nga veriu i Londrës mund të shtyhet për shkak të problemeve burokratike që lidhen me Brexit.
Conte arriti në Londër të hënën për të nënshkruar kontratën deri në vitin 2023 me Tottenhamin.
‘Gazetta dello Sport’ raporton se ish-trajneri i Interit dhe Juventusit do të përfitojë rreth 18 milionë euro gjatë qëndrimit të tij në klub, që i bie gati një milion në muaj, transmeton Periskopi.
Tottenhami pritet ta konfirmojë emërimin e tij sot, kur Conte të nënshkruajë kontratën dhe të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e re.
Mirëpo, mund të duhet të presim më gjatë se që duhet për ta parë teknikun italian në pankinën e Spurs për herë të parë.
Spurs është nikoqir i Vitesses në Conference League të enjten, por debutimi i Contes mund të shtyhet për të dielën, 7 nëntor, kur gjiganti i Premier Leagues viziton Evertonin.
Kjo pasi Tottenhami po punon për t’ia siguruar vizën Contes në kohë për ndeshjen e së enjtes, nëse nuk ia del, atëherë italiani do të jetë i gatshëm për debutim në ‘Goodison Park’. /Periskopi.com/