Zbulohet objekti më i madh në gjithësi?

Periskopi.com SOK

Astronomët kanë zbuluar 14 galaktika të ndryshme që gati sa s’janë përplasur në Univers. Objekti i vëzhguar shënohet si një prototip galaktik dhe përfaqëson pararendësin e një grumbulli më të madh galaktik që mund të lindë.

Kopetë galaktike janë struktura të mëdha që përbëhen nga disa qindra deri në disa mijëra galaktika, të cilat lidhen përmes gravitetit.

Është supozuar se hapësira që zë rreth 14 galaktikat e vëzhguara është katër herë më e madhe se galaktika e Rrugës së Qumështit tonë dhe kjo është hera e parë që është zbuluar prototipi, shkruan Independent.

Ajo që është, megjithatë, shumë e habitshme për shkencëtarët është se prototipa të tilla nuk duhet të formohen në miliarda vitet e ardhshme.

“Mendimi i zakonshëm është se kopetë galaktike kërkojnë shumë më tepër kohë për t’u mbledhur dhe formuar. Megjithatë, SPT2349 na tregon se kjo ndodhi shumë më shpejt dhe më shpërthyese sesa në rastin e mëparshëm dhe sigurisht më shpejt se thuhet në teori ,”tha Scott Chapman nga Universiteti kanadez Delhauzi.

Shkencëtarët besojnë se grumbulli galaktik, i quajtur SPT2349, është 10 trilion herë më i madh se Dielli. Kopetë e këtyre madhësive zakonisht përmbajnë masa të mëdha të materies së errët dhe vrimave të zeza.

Ekspertët besojnë se për shkak të shpejtësisë së formimit, grumbulli galaktik SPT2349 në një moment mund të bëhet një nga objektet më të njohura të Universit.

“Ndërsa formimi i galaktikave kaq të mëdha është bërë kaq i shpejtë, tash për tash është një mister. Ajo  nuk është formuar gradualisht për miliarda vite, siç do të kishin parashikuar astronomët. Ky zbulim është një mundësi e madhe për të gjetur më në fund se sa galaktika të mëdha janë në gjendje të ndërtojnë një tufë të tillë të madhe, ” tha Tim Miller nga Universiteti Yale.

Shpërndaje në: