Zbulohet një skenar: Anglia dhe Southgate kanë një plan ‘anti-Mbappe’ që e kanë përgatitur prej dy vitesh

Zbulohet një skenar: Anglia dhe Southgate kanë një plan ‘anti-Mbappe’ që e kanë përgatitur prej dy vitesh

Steve Holland ka lënë të kuptohet se Anglia mund të heqë një faqe nga libri i lojërave të Jose Mourinhos në një përpjekje për të ndaluar yllin francez Kylian Mbappe në Kupën e Botës në Katar.

Anglia do të përballet me kampionen e Kupës së Botës 2018, Francën, të shtunën në çerekfinale, pasi mposhti Senegalin 3-0 në ndeshjen e 1/16-së finales, shkruan Periskopi.

Pavarësisht se mungojnë shkaku i lëndimeve, Karim Benzema, Paul Pogba dhe N’Golo Kante, Franca mbetet një nga favoritët e Kupës së Botës pjesërisht për shkak të formës mahnitëse të Mbappes.

Mbappe, i cili kryeson listën në garën e Këpucës së Artë të Kupës së Botës, shënoi dy herë në pjesën e dytë në fitoren 3-1 të Francës ndaj Polonisë.

Anglia e di mirë kërcënimin që Mbappe sjell në vijën sulmuese të Francës, me James Maddison që beson se një nga shokët e tij të skuadrës mund ta ndalojë francezin.

Megjithatë, Holland beson se Anglia mund të përdorë një metodë për të ndaluar sulmuesin 23-vjeçar francez gjatë ndeshjes çerekfinale në stadiumin Al-Bayt.

Dhe ndihmës trajneri i Anglisë sugjeroi se caktimi i një personi për ta përcjellur Mbappen do të ishte një mënyrë efektive për të anuluar kërcënimin e tij, duke përdorur një taktikë nga Mourinho që e kishte praktikuar në të kaluarën.

Mourinho përdori taktikën e lartpërmendur të “ushtarit” në periudhën e tij menaxheriale në Real Madrid për të penguar Dani Alvesin në krahun e djathtë të Barcelonës.

Holland, i cili ka punuar nën Mourinhon te Chelsea, ka lënë të kuptohet se mund të ketë ndikim pozitiv por edhe negativ nëse ai e vendos këtë qasjen kundër Mbappe.

Shpërndaje në: