Zbulohet një fakt i ri për delen e klonuar Dolly

Zbulohet një fakt i ri për delen e klonuar Dolly

Delja Dolly nuk vdiq parakohshëm për shkak të klonimit, pasi shkencëtarët pohojnë se ajo nuk kishte probleme shëndetësore.

Ndonëse ishte klonim, delja Dolly kishte shëndetin e një deleje normale. Ekzaminimi i ri me rreze X i skeletit të deles Dolly nuk ka gjetur ndonjë evidencë për oestoartritit abnormal, transmeton KosovaPress.

Frika e mëhershme se për shkak të klonimit delja Dolly vuante nga artriti nuk është gjetur, thonë shkencëtarët.

Dolly, e lindur në Institutin Roslin në Edinburg, në vitin 1996, hyri në histori duke qenë kafsha e parë e klonuar.

Ka pasur pretendime se procesi i klonimit ka ndikuar në vdekjen e saj të parakohshme, duke e lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me plakjen.

Dolly vdiq më 14 shkurt 2003, në moshën gjashtëvjeçare.

Shpërndaje në: