Zbulohet misteri pse iu errësua lëkura disa mjekëve kinezë të infektuar me koronavirus
Një mjek kinez Dr Yi Fan, 42 vjeç, i cili u infektua nga koronavirusi në muajin janar në Wuhan, gjatë kohës kur po kuroheshe në spital, lëkura e tij u errësua në mënyrë dramatike.
Edhe kolegu i tij Hu Weifeng, 42 vjeç, pësoi të njëjtin efekt anësor.
Të dy mjekët u infektuan me Covid-19 gjatë trajtimit të pacientëve në Spitalin Qendror Wuhan dhe panë ndryshimin në pigmentin e lëkurës.
Ndryshimi u shkaktua nga një antibiotik që iu dha mjekëve, tha një zëdhënës i Spitalit.
Tani lëkura e Dr Yi po fillon të kthehet në normale pasi u largua nga spitali.
“Kur fitova vetëdijen për herë të parë, pashë gjendjen time dhe u ndjeva i frikësuar. Kam pasur shpesh makthe”, është shprehur Dr Yi.
Dr Hu, i cili ishte në gjendje më të keqe, ndodhet ende në spital.