Zbulohet misteri i anijes aliene (Foto)

Periskopi.com SOK

Anija e rrëzuar aliene në Antarktidë, e cila është vërejtur në Google Earth, është vetëm një pjesë e akullit që ka rrëshqitur nga mali, thonë ekspertët.

Objekti i paidentifikuar ishte gjetur në ishullin Georgia Island në Oqeanin Atlantik.

Gjuetarët e alienëve janë të bindur se objekti misterioz është me origjinë jashtëtokësore, por e vërteta del të jetë krejt ndryshe.

Ekspertët pas vëzhgimeve të hollësishme erdhën në përfundim se bëhet fjalë për një copë të madhe akulli që është shkëputur nga malet përreth, transmeton KosovaPress.

Në pjesën e ku është gjetur objekti i paidentifikuar jetojnë vetëm 20 njerëz.