Zbulohet mënyra e shndërrimit të CO2 në Etanol

Zbulohet mënyra e shndërrimit të CO2 në Etanol

Shkencëtarët e laboratorit kombëtar të “Oak Ridge” kanë zbuluar një reaksion kimik, me anë të të cilit kanë shndërruar dyoksidin e karbonit në Etanol. Zbulim ky që mund të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e ndryshimeve klimaterike të shkaktuara si pasojë e shkarkimit të gazrave në atmosferë, transmeton Express. Këto gjetje janë publikuar në revistën “ChemistrySelect”.

Kjo teknologji involvon kombinim të karbonit dhe bakrit, duke pasur efekte shumë të vogla anësore që mund të ndotin ambientin. Kjo teknologji ka mundësi të përdorimit industrial dhe mund të jetë një kthesë e madhe në largimin e dyoksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë.

Shpërndaje në: