Zbulohet letra, si Kryegjyshata i kërkonte qeverisë në vite t’i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjëve në botë
Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi.
Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër kreu i Kryegjyshatës Botërore ankohet se “bektashinjtë dhe komunitete të ndryshme fetare kudo në botë tashmë e njohin Shqipërinë si vendin ku ndodhet Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore, njohje e cila, krahasuar në terma kanonikë, është e barazvlefshme me njohjen që bota katolike dhe ajo jo katolike i bëjnë Vatikanit.
Baba Mondi arsyeton se Lideri shpirtëror i botës katolike gëzon një status të posaçëm në mbarë botën, vetëm në bazë të një marrëveshjeje lidhur midis Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian në shkurt të vitit 1929, e cila u ratifikua nga Senati italian më 07.06.1929.
Bazuar mbi këto krahasime (të cilat përdoren edhe sot nga mbrojtësit e idesë së shtetit bektashi), Baba Mondi që në vitin 2017 e konsideronte mrekulli që bektashinjtë të kishin mundësinë të njiheshin si shtet në botën kanonike, dhe kjo mund të ndodhë në të ardhmen kur ky komunitet të ketë si mundësitë financiare, ashtu edhe ato politike për të arritur të njihet si i tillë në arenën ndërkombëtare.
Në letrën e tij ai shkruan se nëse kjo ide do të realizohej, do të sillte të mira për shtetin shqiptar, sidomos sa i takon promovimit të mëtejshëm të vlerave të rralla të bashkëjetesës fetare. Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit të barazvlefshëm me atë të misionit diplomatik për Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita të barabarta me atë katolik. Ky propozim – arsyetohet më tej në letër – është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për t’i dhënë një status të posaçëm një organizate e cila ka status ndërkombëtar.
Letra mbyllet me falënderimet dhe lutjen që kjo kërkesë të merret në konsideratë.
Letra e plotë:
Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë
Per te mundësuar jetësimin e besimit bektashian si nje sekt fetar i cili më së shumti i ka sherbyer paqes së gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve sikundër ka zbutur tonet e ashpra të radikalizmit mysliman dhe ka afruar rreth vetes besimtarë në vende të ndryshme të botës, mendojmë se është detyrim i shtetit shqiptar që këtij sekti ti ofrojë një mbrojtje te posaçme fillimisht brenda vendit. Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë e cila eshtë përfaqësuese e Vatikanit në RSH-së.
Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit te barazvlefshëm me atë misionit diplomatik per Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita te barabarta me atë katolik Të dy besimet si ai katolik dhe ai bektashian e njohin statusin e liderit të tyre shpirtëror si dhe statusin e Selisë së Shenjtë. Për rrjedhojë barazimi i tyre në terma të barabartë në imunitete dhe privilegjet që ata gëzojnë paku ne Republiken e Shqipërise do te ishte njé barazim edhe i se drejtés shpirtërore të shqiptarëve të besimit bektashian. Ky propozim eshtë në perputhje te plotë me Kushtetutën e Shqipërisë si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për ti dhënë një status të posaçim një organizate e cila ka status ndërkombëtar. Sa më sipër cituar është e vërtetuar tashmë statusi ndërkombëtar i bektashinjve.
Ne jemi pranuar dhe njohur si sekt fetar në shumë vende te botës perfshi edhe SHBA.
Rastet e njohjes së këtij lloj statusi ne botë për sektet fetare janë të shumtë mjafton të përmendim Urdhrin Sovran të Maltës të cilit shteti shqiptar i ka akorduar një status të posaçëm në RSH-së.
Referuar sa më sipër dhe marrëveshjes së posaçme të lidhur midis palëve dhe ratifikuar në parlament me ligjin 10058/2009, Kryegiyshata Botërore e Bektashinjve mbetet e hapur për fillimin e negociatave për draftimin e një marrëveshje te perbashkët për njohjen e statusit te barasvlershëm me atë të një misioni diplomatik për Selinë e Shenjtë të kesaj kryegjyshate.