Zbulohet: Ky do të jetë numri që Rashica do ta bartë te Norwich City

Milot Rashica ka kompletuar këtë verë transferimin në Premier League, te NorWich City.
Rashica kaloi tek Norwich City pas një sezoni jo të mirë tek Werder Bremen, skuadër kjo e cila ra nga elita e futbollit gjerman.
Sipas burimeve afër klubit, Milot Rashica do ta ketë numrin 17 tek Norwich City këtë sezon, numër ky i cili sezonin e kaluar e kishte mbajtur Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Milot Rashica është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit anglez, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është bërë publike.