Zbulohet kur do të fillojë “BB VIP 2” dhe një nga konkurrentet e para

Zbulohet kur do të fillojë “BB VIP 2” dhe një nga konkurrentet e para

Moderatorja Arbana Osmani zbuloi se kur do të fillojë “Big Brother VIP 2”. Ajo ndau lajmin se edicioni i dytë i reality showt më të komentuar të momentit do të rinisë në fund të dhjetorit.

“Big Brother 2″ do të vijë në fund fare të dhjetorit”, tha Arbana për Tch.

Sabiani, nga ana tjetër, zbuloi se vajza e tij, Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”,

“Ajo do të jetë e lirë të bëjë çfarë të dojë brenda normave dhe unë nuk do ta pengoj për asgjë.”- është shprehur ai.

Festa e djeshme u komentua gjatë edhe për shkak të dyshimeve që lindën lidhur me marrëdhënien e Donaldit dhe Beatrix.

Ajo çka ra tjetër në sy ishte vonesa e Beatrixit, e cila ishte shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj.

Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Shpërndaje në: