Zbulohet kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri, nuk mjafton vetëm një CV e mirë

Zbulohet kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri, nuk mjafton vetëm një CV e mirë

Liverpool janë në kërkim të zëvendësuesit të Jurgen Klopp, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Tekniku gjerman përmes një video-mesazhi në drejtim të tifozëve të klubit, kishte thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye se po ndjehet se nuk ‘ka më energji’ për të vazhduar më tutje.

Melissa Reddy nga Sky Sports ka raportuar se kriteri i Liverpoolit për trajnerin e ri shkon përtej të qenurit trajner i klasit botëror.

Ka statistika që ndihmojnë për të përcaktuar aftësinë e kandidatëve për të përmirësuar gjendjen e ekipit, por “Të Kuqtë” nuk po shikojnë numrat.

Trajneri i ri do të duhet të jetë në gjendje të krijojë një lidhje emocionale me tifozët, qytetin e Liverpoolit dhe klubin në përgjithësi.

Bordi i klubit është në kërkim të një personi me të cilin lojtarët, stafi dhe tifozët do të ndiheshin mirë.

Kandidati më i preferuar nga tifozët e Liverpoolit për këtë pozitë mbetet Xabi Alonso i cili momentalisht po bën punë të shkëlqyer tek Bayer Leverkuseni, por mbetet të shihet në fund të sezonit nëse do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Shpërndaje në: