Zbulohet kontrata e Ronaldos me Georginan në rast të ndarjes

Zbulohet kontrata e Ronaldos me Georginan në rast të ndarjes

Vakte, stërvitje, vaska dhe rekuperim muskulor.

Cristiano Ronaldo, siç e dimë, është një njeri që i planifikon të gjithçka.

Kjo pasi, siç raporton televizioni “TV GUIA”, ylli portugez që aktualisht luan në Al Nassr në Arabinë Saudite, e ka programuar edhe atë se çfarë do të ndodhë nëse do të ndahej nga partnerja e tij e jetës, Georgina Rodriguez, përcjell “Express”.

Revista portugeze shkruan se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit dhe Georgina do t’i jepnin fund martesës, e ardhmja tashmë do të shkruhej bardh e zi, që nga lindja e vajzës së parë të çiftit, Alana Martina.

Në fakt, ekziston një kontratë e cila do t’i udhëzonte të dy se çka të bëjnë.

CR7 do të jetë i obliguar t’i paguajë 100 mijë euro në muaj për gjithë jetën në konton e Georginas si alimentacion.

Por, nuk mbaron me kaq.

Modelja argjentinase me nënshtetësi spanjolle do ta “fitonte” një vilë edhe në Madrid, e ashtuquajtur “Villa Ronaldo”.

Ajo ka hapësirë 4000 metra katrorë dhe ishte blerë nga Cristiano Ronaldo në vitin 2010 për 5 milionë euro.

Natyrisht, vlera e saj është rritur sigurisht me kalimin e kohës.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë shenjë ndarjeje mes çiftit.

E çfarëdo që të ndodh në marrëdhënien e tyre, gjithçka tashmë është e vendosur.

Shpërndaje në: